Qendrat e UBT-së në të gjithë vendin janë duke mirëpritur të rinj nga e gjithë Kosova, të cilët janë duke u interesuar për t’u bërë pjesë e Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë.
Këta studentë po njoftohen për kushtet, mundësitë, praktikat ndërkombëtare të mësimit, infrastrukturën moderne, si dhe teknologjitë më të fundit që ka sjellë në Kosovë UBT, e me të cilat do të punojnë e do të përfitojnë njohuri të reja.
Numri i të interesuarve është i madh, marrë parasysh cilësinë e profesorëve dhe ekspertëve që janë në UBT, si dhe një ekipi të madh të suksesshëm që ka ky institucion arsimor.
Gjimnazi UBT i cili ofron dy drejtime unike, atë të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Shoqërore-Gjuhësore, është duke tërhequr të rinjtë nga të gjitha trojet shqiptare, përmes mundësive që është duke ofruar me ndjekjen e mësimit me VR Technology, si dhe rrjetin global 5G.
Ndërkaq, Shkolla e Mesme e Mjekësisë, me katër drejtimet që janë trend në gjithë globin, Asistent Dentar, Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, Teknik i Farmacisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor, po sjellë një tjetër qasje multidisiplinare që nxënësve u jep kompetenca për të qenë profesionistë me njohuri të avancuara në këto fusha.
Krahas këtyre dy shkollave të mesme, nxënësit do të kenë mundësi të ndjekjes edhe të kurseve të licencuara të gjuhës gjermane dhe angleze, si dhe kurse të tjera profesionale që do të ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në formimin e tyre profesional.