UBT News

Interesim i madh i të rinjve për trajnimin “UBT Summer of Code 2021”

Në qendrën e UBT-së në Prishtinë, ka filluar punimet trajnimi “UBT Summer of Code 2021”, i cili edhe këtë vit mblodhi një numër të madh të interesuarve, edhe përkundër faktit se është kohë pandemie.

Ky trajnim do të zgjas pesë ditë, ku secila ditë do të ketë tematika të veçanta dhe të rëndësishme, duke përfshirë programimin, ueb programimin, rrjetet kompjuterike, server infrastructure, kriptimin e sistemeve, si dhe databazë dhe dokumentim të sistemeve softuerike.

Qëllimi i këtij trajnimi është që të interesuarve t’u ofrohet informacione bazë mbi historikun dhe zhvillimin e programimit, funksionimin si dhe dhënien e informacioneve mbi gjuhët më të njohura dhe më të përdorura programuese.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të certifikohen për kontributin e tyre gjatë këtyre pesë ditëve sa zgjat edhe ky trajnim.

Exit mobile version