Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar raportet me kryeministrin Albin Kurti, tha se çdo gjë është e tejkalueshme kur të vendoset interesi shtetëror dhe qytetarë.
Ajo pas takimit me kryetarët e komunave, foli edhe për themelimin e asociacionit, ku tha se bazë e tij do të jetë kushtetueshmëria dhe ligjshmëria.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se nuk beson që ekzistojnë dallime të patejkalueshme mes tij dhe krerëve tjerë shtetërorë, përfshirë Osmanin.
Diskutimet janë rritur secilën herë e më shumë, pasi Presidenca ka thënë se Qeveria nuk është konsultuar me të për hapat që ka bërë Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Bërja e hapave drejt asociacionit ka qenë kusht për Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë evropiane në muajin 17 maj.
Prishtina zyrtare, një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, deklaroi se gjatë muajit maj do të dërgojë për shqyrtim në Kushtetuese një propozim për asociacionin, por zyrtarë të lartë të Perëndimit kanë vlerësuar se një gjë e tillë është e pamjaftueshme. /UBTNews/