Avionët e transportit ushtarak nga vendet e Lindjes së Mesme dhe evropiane, së bashku me anijet, kanë transportuar ndihma urgjente në vendin e Afrikës Veriore tashmë të plagosur nga lufta.
Përveç të zhdukurve, dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur pas përmbytjeve të mëdha që goditën qytetin bregdetar mesdhetar Derna të dielën.
Uji rrëmbeu ndërtesat, automjetet dhe njerëzit brenda tyre.
Kryetari i bashkisë së Derna-s, Abdulmenam al-Ghaithi tha se numri i përllogaritur i vdekjeve në qytet mund të arrijë nga 18,000 deri në 20,000.
Kombet e Bashkuara kanë premtuar 10 milionë dollarë për të mbështetur të mbijetuarit e Libisë, duke përfshirë të paktën 30,000 njerëz që thuhet se kanë mbetur të pastrehë në Derna. Kjo është pothuajse një e treta e popullsisë së qytetit lindor të Libisë para fatkeqësisë./UBTNews/