Për shkak të “humbjeve katastrofike” në Ukrainë, Kremlini po ndryshon tonin e propagandës së tij, sipas inteligjencës ukrainase.
Për të përgatitur rusët e zakonshëm për një disfatë të mundshme, media e kontrolluar nga Kremlini filloi ta paraqesë luftën si konfrontim të Moskës me Bashkimin Evropian dhe anëtarët e NATO-s, tha në Facebook, Shefi i Departamentit të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.
“Kjo do të zvogëlojë turpin e humbjes ndaj një kundërshtari më të fuqishëm”, tha ai./UBTNews/