Në ditën e 23 të luftimeve Rusi-Ukrainë, Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se forcat ruse kanë bërë përparim minimal këtë javë.
“Forcat ukrainase rreth Kievit dhe Mykolaiv vazhdojnë të pengojnë përpjekjet ruse për të rrethuar qytetet”, tha Inteligjenca britanike.
Megjithatë qytetet si Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol mbeten të rrethuar nga forcat ruse, shkruan BBC.
Ndërkohë shpërthime të shumta janë dëgjuar ehe mëngjesin e kësaj të premteje nga drejtimi i aeroportit ndërkombëtar Danylo Halytskyi në perëndim të Lviv.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një numër i madh videosh janë postuar në rrjetet sociale që tregojnë tymin që ngrihet nga i njëjti vend.
Ndërkaq përmes një postimi në Telegram, kryetari i Lviv ka theksuar se nuk është goditur aeroporti por një ndërtesë ngjitur me të.
“Padyshim që nuk është aeroport”, ka shkruar ai.
Nëse konfirmohet si një sulm raketor rus, ky është sulmi më i afërt që ata kanë goditur me qytetin historik të Lviv që nga fillimi i luftës tre javë më parë./abcnews.al/