UBT News

Inteligjenca britanike e Mbrojtjes thotë se Rusia po planifikon organizimin e referendumit në Kherson

Rusia po planifikon organizimin e një referendumi në qytetin jugor të Khersonit për të justifikuar pushtimin, njoftoi Inteligjenca britanike e Mbrojtjes.

Sipas Inteligjencës britanike, qyteti është kyç për objektivin e Rusisë për të krijuar një urë tokësore në gadishullin e Krimesë – i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014 – dhe për të dominuar në Ukrainën jugore.

Kherson është i vetmi qytet i madh që Rusia ka arritur të pushtojë qëkur nisi luftën në fund të shkurtit. Por disa zona përreth janë rimarrë nga trupat ukrainase dhe luftimet në rajon vazhdojnë./UBTNews/

Exit mobile version