UBT News

Inteligjenca artificiale tejkalon modelet tradicionale në parashikimin e motit

Një program i parashikimit të motit bazuar në machine learning zhvilluar nga hulumtuesit e DeepMind quajtur “GraphCast” mund të parashikojë variacionet e motit përgjatë dhjetë ditëve në vetëm një minutë.

Përmes një raporti, shkencëtarët theksojnë se GraphCast ka tejkaluar modelet tradicionale të parashikimit të motit me një saktësi 90 përqind.

Programi funksionon duke bërë matje të dy gjendjeve më të fundit të motit, të gjendjes aktuale dhe të para gjashtë orëve. Duke përdorur këto të dhëna, GraphCast mund të parashikojë gjendjen e motit në gjashtë orët e ardhshme.

Në praktikë AI ka treguar aftësitë e saj në botën reale. Mjeti parashikoi vendin e uraganit Lee 10 ditë përpara se të ndodhte ndërsa teknologjisë tradicionale të parashikimit të motit përdorur nga meteorologët dështuan.

Jo vetëm që mund të tejkalojë modelet tradicionale, por GraphCast mund të parashikojë edhe kushtet e rënda t motit si ciklonet tropikale dhe vala ekstreme temperaturash.

Duke qenë se algoritmet mund të ritrajnohen me të dhëna të fundit, shkencëtarët besojnë se mjeti vetëm do të përmirësohet me kalimin e kohës./PCWorld Albanian

Exit mobile version