UBT News

Inteligjenca Artificiale tani mund të riprodhojë veten, një arritje që ka tmerruar ekspertët

Në një studim të ri, shkencëtarët nga Kina kanë zbuluar se inteligjenca artificiale (IA) ka kaluar një “vijë të kuqe” kritike duke qenë në gjendje të riprodhojë veten, pa ndihmën e njerëzve. Ky zhvillim ka tërhequr shqetësim te ekspertët, pasi mund të çojë në pasiguri dhe veprime jashtë kontrollit nga sistemet AI.

Studimi, i publikuar më 9 dhjetor 2024, tregon se dy modele të mëdha gjuhësore (LLM), të zhvilluara nga Meta dhe Alibaba, mund të krijojnë kopje funksionale të vetes. Gjatë 10 provave të kryera, modelet e AI arritën të riprodhoheshin në 50-90% të rasteve, duke sugjeruar mundësinë që AI të arrijë të zhvillohet dhe të dalë jashtë kontrollit.

Ekspertët shohin këtë si një hap të rëndësishëm, pasi AI-ja mund të shfrytëzojë aftësinë për riprodhim për të siguruar mbijetesën e saj. Studimi është shqetësues për mundësinë e krijimit të sistemeve që veprojnë në mënyrë autonome, pa ndërhyrje njerëzore, dhe mund të shkelin normat dhe rregullat shoqërore.

Kjo arritje ka nxitur kërkesa për një bashkëpunim ndërkombëtar për të vendosur mekanizma sigurie që të kontrollojnë zhvillimin dhe përdorimin e AI-ve në të ardhmen, për të parandaluar sjellje të papritura dhe pasiguri./UBTNews/

Exit mobile version