UBT News

“Inteligjenca artificiale nuk do të zëvendësojë krijimtarinë njerëzore”

Derisa shqetësimet mbi rreziqet e mundshme që mund të vijnë nga inteligjenca artificiale (AI) po vazhdojnë të rriten, një artist i shquar ka ofruar një perspektivë të re duke thënë se makinat “nuk do të zëvendësojnë krijimtarinë njerëzore”.

“Si koncept, na lë shumë për të menduar për sa i përket mënyrës se si e përkufizojmë kreativitetin dhe matim kohën ose përpjekjen krijuese në epokën e AI”, tha Refik Anadol, një artist i mediave digjitale me origjinë turke, për Anadolu.

“Si mjet, edhe pse mund të ketë aplikime të dobishme profesionale, Inteligjenca Artificiale nuk do të zëvendësojë krijimtarinë njerëzore sepse, për mendimin tim, krijimtaria njerëzore ka një lidhje të fuqishme midis kujtesës dhe emocionit – diçka që AI-së do t’i mungojë gjithmonë”, shpjegoi ai.

“Unë mendoj se përparimet e fundit në teknologjitë e Inteligjencës Artificiale fillimisht mund të shihen si kërcënime serioze në botën e artit, por nuk mendoj se AI paraqet në mënyrë specifike rreziqe për të ardhmen e krijimtarisë”, shtoi ai.

Anadol përdor teknologjitë e fundit për të prodhuar instalime dhe skulptura. Këto teknologji përfshijnë inteligjencën artificiale, mësimin e makinerive dhe llogaritjen kuantike.

Më 5 maj, Anadol rikrijoi performancën e tij audio/vizuale “Living Architecture: Casa Batllo” në Barcelonë të Spanjës për të nderuar Antoni Gaudi, arkitektin katalanas që vdiq në vitin 1926.

Më shumë se 65 mijë njerëz përjetuan performancën në Barcelonë, ku ndodhet Caso Batllo.

AI ‘mundësi për të gjetur mënyra të reja për të bashkëpunuar me makinat’

Kur u pyet lidhur me letrën e hapur që u nënshkrua nga emra të njohur të teknologjisë, të cilët bënë thirrje për një pauzë gjashtëmujore të AI-së, duke përmendur “rreziqet e thella të teknologjisë së re për shoqërinë dhe njerëzimin”, Anadol pranoi se ekzistojnë rreziqe.

“Jam dakord me mendimin e shprehur në letër se ritmi i politikëbërjes në lidhje me AI duhet të përputhet me shpejtësinë e inovacionit në këtë fushë, por jam i mendimit se në vend që të ndalojmë Inteligjencës Artificiale, ndoshta mund të punojmë në forcimin e politikave, rregulloreve, dhe etikës rreth saj njëkohësisht”, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version