Inteligjenca artificiale ndihmon në identifikimin e viruseve që rrezikojnë kërcimin e specieve të frikshme nga kafshët te njerëzit, siç është koronavirusi SarsCoV2.
IA e realizon këtë falë një sistemi të mësimit mekanik, që vlerëson gjenomet e viruseve, duke lejuar kështu përpjekje të përqendruara për të monitoruar vetëm ato potencialisht më të rrezikshme.
Rezultati është botuar në revistën Plos Biology nga studiues të Universitetit të Glasgout.
Identifikimi i zoonozave (sëmundjet që transmetohen nga kafshët te njerëzit) para fillimit të tyre është një detyrë e vështirë, sepse më shumë se 1,6 milionë viruse qarkullojnë në botën e kafshëve dhe vetëm një pakicë e vogël është vërtet e aftë të infektojë qeniet njerëzore.
Për të qenë në gjendje ta identifikojnë atë, studiuesit fillimisht krijuan një bazë të dhënash me 861 lloje virusesh, që i përkisnin 36 familjeve: nga këtu ata filluan të zhvillojnë modele të mësimit të makinerisë.
Modeli që demonstroi performancën më të mirë u përdor më pas për të analizuar gjenomet e tjerë të llojeve të ndryshme virale.
Kështu u zbulua se gjenomet mund të kenë karakteristika të pavarura nga klasifikimi taksonomik dhe që mund t’i bëjë viruset që të përshtaten me njerëzit.
Viruset e etiketuar si të dyshimtë nga inteligjenca artificiale mund të studiohen më hollësisht për t’i karakterizuar më mirë dhe për të filluar zhvillimin e çdo vaksine.ATSH