Pasi shkroi një editorial për ”The Guardian” dhe madje edhe një shfaqje, ajo tashmë kompozon këngë në mënyrë të pavarur, shkruan faqja focus.it.
Rezultati është një muzikë ritmike dhe disi robotike, ende shumë larg (mund të themi për fat) nga ajo e prodhuar nga imagjinata njerëzore.
Vitet e fundit, janë krijuar dhjetëra aplikacione që lejojnë përdoruesit e tyre të ndihen si kompozitorë të rinj, ku ndër më të famshmit janë Boomy dhe Voisey, të cilët me disa klikime dhe disa sekonda pritje ju lejojnë të krijoni melodi tërheqëse, të cilat mund të modifikohen duke i ndryshuar ritmin e tyre duke shtuar jehona ose kore dhe duke hequr ose futur instrumente muzikore.
Mbi pesë milionë këngë janë prodhuar me Boomy.
”Pothuaj 85% e përdoruesve tanë nuk kishin kompozuar kurrë më parë muzikë”, nënvizon Alex Mitchell, themeluesi i ”Californian Boomy”.
Në vitin 2019, një tjetër kompozitor, Holly Herndon publikoi një album të prodhuar në bashkëpunim me një sistem të inteligjencës artificiale të quajtur ”Spawn”.
Përdorimi i AI në prodhimin muzikor është aq i përhapur sa, që nga viti 2020, është mbajtur një konkurs ndërkombëtar i stilit të Eurovizionit, gjatë të cilit shpërblehet kënga më e mirë e kompozuar nga njerëzit dhe inteligjenca artificiale./ATSH