UBT News

Inteligjenca amerikane thotë se Rusia ka vendosur edhe më shumë mina pranë porteve të Ukrainës

FILE PHOTO: An oil tanker passes through the Bosphorus to the Black Sea in Istanbul July 20, 2012. REUTERS/Osman Orsal/

Rusia tani po konsideron çdo anije në rrugë për në portet e Ukrainës si transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake pro-ukrainase.

Ukraina thotë se nga sot po miraton qasjen e kundërt – duke i konsideruar anijet që udhëtojnë drejt porteve ruse si transportues të pajisjeve ushtarake pro-ruse.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së u shpreh se inteligjenca amerikane ka treguar që Rusia ka vendosur mina shtesë detare pranë porteve të Ukrainës.

Zëdhënësi i Këshillit, Adam Hodge tha se Shtëpia e Bardhë beson se është pjesë e një përpjekjeje të koordinuar nga Rusia për të justifikuar sulmet e mundshme kundër anijeve civile në Detin e Zi dhe për të fajësuar Ukrainën për to./UBTNews/

Exit mobile version