UBT News

Intel kërkon të rimarrë lidershipin në industrinë e procesorëve në 2025

CEO i ri i Intel Pat Gelsinger shpreson që në 2025-ën Intel edhe njëherë të jetë lideri i padiskutuar. Përpara atij viti Intel synon të lançojë një procesor të ri Intel 3, një version i fuqizuar i arkitekturë 7-nanometër me 18% performancë të shtuar krahasuar me Intel 4.

E mbani mend arkitekturën SuperFin Enhanced të procesorëve 10-nanometër Alder Lake të Intel? Tashmë kjo arkitekturë do të quhet Intel 7 me axhendën e re të publikuar nga kompania.

Mos mendoni se Intel do të ofrojë një procesor 7-nanometër së shpejti sepse arkitektura Rocket Lake nuk vjen përpara 2023. Madje edhe kjo e fundit është ndryshuar në Intel 4. Jeni të konfuzuar?

Intel po përpiqet tu vendosë emra të rinj këtyre produkteve të ardhshme në mënyrë që të mos fokusohemi shumë tek humbja e luftës së tranzistorëve me AMD.

Megjithatë e ardhmja e Intel duket më premtuese kur kapërcejmë vitin 2024 ndërsa kompania pret që të finalizojë dizajnet e çipeve 1-nanometër. Intel 20A do të ketë tranzistorët RibbonFET, arkitektura e parë e re e Intel që nga mbërritja e FinFET në 2011. Do të shoqërohet nga teknologjia PowerVIA e cila mund të zhvendosë energjinë në pjesën e pasme të çipit dhe bërë transmetimin e sinjalit më efikas.

CEO i ri i Intel Pat Gelsinger shpreson që në 2025-ën Intel edhe njëherë të jetë lideri i padiskutuar. Përpara atij viti Intel synon të lançojë një procesor të ri Intel 3, një version i fuqizuar i arkitekturë 7-nanometër me 18% performancë të shtuar krahasuar me Intel 4.

Për konsumatorët axhenda e re do të thotë se çipet do të bëhen më të shpejtë dhe efikasë në 5 vitet e ardhshme ndërsa Intel po përpiqet të ecë përpara çipeve 10 dhe 7-nanometër.

Lëvizje e para kanë nisur me investimin 20 miliardë dollarë në dy fabrika në Arizona të Shteteve të Bashkuara. /PCWorld Albanian

Exit mobile version