Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se instruktorët ushtarakë amerikan kanë stërvitur pjesëtarët e FSK-së, raporton UBT News.
Pjesëtarët e FSK-së janë stërvitur për reagim të duhur dhe me kohë, si dhe shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë.
“Bashkë me partnerët tanë të pazëvendësueshëm amerikan vazhdojmë suksesshëm në ngritjen e aftësive tona profesionale”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook./UBTNews/
