UBT News

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik organizon testime plotësuese në sheshin “Zahir Pajaziti”

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se do të organizojë testime plotësuese për COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, testimet do të bëhen përgjatë dy ditëve, më 29 dhe 30 dhjetor, nga ora 09:30-13:00.

“Ekipet e IKSHPK po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit. Task Team i IKSHPK ka organizuar testime plotësuese në sheshin “Zahir Pajaziti”:1. Testimi bëhet prej orës 9.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020;2. Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR; 3. Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike. Duke pasur parasysh rëndësine e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes”, njofton IKSHPK.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë./UBTNews

Komunikatë për media Instituti Kombëtari shëndetësisë publike, përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, December 28, 2020

Exit mobile version