UBT News

Instituti Hidrometeorologjik thotë se ka ngritje enorme të nivelit të lumenjve

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pas reshjeve të shiut, ka ngritje enorme të nivelit të lumenjve në Kosovë.

Sipas njoftimit të IHMK-së, kësaj gjendje i ka paraprirë edhe sasia e borës e rënë ditë më parë e cila si pasojë e temperaturave pozitive, është shkrirë me shpejtësi duke e vështërsuar edhe më tepër këtë situatë.

“Edhe gjatë 24h të fundit kanë vazhduar reshjet me intensitet të shtuar, në tërë vendin të cilat edhe më tepër e kanë përkeqësuar situatën me vërshime. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në vazhdimësi gjatë këtyre ditëve, por edhe gjatë vikendit, e ka përcjellur me vëmendje të shtuar, situatën hidrometeorologjike në Kosovë sidomos me reshjet, nivelet e ujërave nëpër lumenjtë dhe vërshimet. Informacionet janë marr në kohë reale, nga një numër i stacioneve meteorologjike dhe hidrologjike, të cilat kanë një mbulueshmëri të mirë të territorit të vendit. Po ashtu janë bërë edhe matje hidrometrike, në lumin Drini i Bardhë, me që rast është caktuar prurja e ujit, e cila njëherë ka shërbyer për shkëmbim ndërkombëtarë të të dhënave e sidomos bashkëpunim me institucionet homologe në rajon e në rastin konkret me Shqipërinë e cila po ashtu është duke u ballafaquar më vërshime, këto të dhëna kanë shërbyer për parashikim dhe paralajmërim më të saktë me modelet e parashikimit dhe kanë kontribuar në menaxhim më të mirë të kësaj situate”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu, instituti thotë se lumenjtë kryesor të Kosovës, gjatë orëve në vazhdim, parashikohet të kenë nivele dhe prurje shumë të larta, ku maksimumi i tyre pritet të arrij gjatë orëve në vijim.

“Parashikimi për ditët në vijim: Lumenjtë kryesor të Kosovës, gjatë orëve në vazhdim, parashikohet të kenë nivele dhe prurje shumë të larta, ku maksimumi i tyre pritet të arrij gjatë orëve në vijim. Situata pritet të stabilizohet gradualisht, duke filluar nga dita e sotme, për të vazhduar me tendencë të rënies së letë të niveleve dhe prurjeve të ujit, e cila do të vazhdoj deri më datë 13/01/2021, ku përsëri do të kemi reshje të herëpashershme shiu dhe bore të intensitetit më të ulët dhe me karakter lokal”, njofton IHMK-ja./UBTNews

Njoftim Pas reshjeve të shumta të rëna gjatë këtyre ditëve, të cilat kanë përfshi tërë territorin e Kosovës, duke…

Posted by Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës on Monday, January 11, 2021

Exit mobile version