UBT News

Instituti EPIK identifikon katër faktorët që po e pengojnë liberalizimin e vizave

Instituti Epik në kuadër të studimit të fundit ka identifikuar katër faktorët që po e pengojnë liberalizimin e vizave, e ato janë: 1.Mungesa e rezultateve në kuadër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, 2.Raporti i Vendit 2019 identifikoi sfida të shumta në fushën e sundimit të ligjit, 3.Ngecjet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe 4.Mungesa e vullnetit politik për liberalizim të vizave.

EPIK vlerëson se Kosova duhet të bëjë progres në katër drejtime: 1.Arritja e rezultateve në kuadër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, 2.Vullneti i qartë politik për reformat e sundimit të ligjit, 3.Progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, dhe 4.Komunikimi i shtuar me vendet anëtare të BE-së.

Exit mobile version