Rrjeti social Instagram ka lansuar veçorinë më të re të tij, të quajtur Blend.
Kompania ka njoftuar se nëpërmjet kësaj, ndjekësit mund të shkëmbejnë ‘reels’ apo video të shkurtra mes vete, bazuar në preferencat e tyre të përbashkëta. Shefi i Instagramit, Adam Mosser, ka njoftuar për lansimin e tij.
“Po ju prezantojmë Blendin, një mënyrë e re për t’i lidhur me miqtë tuaj. Blend është një feed i përbashkët me Reels (video të shkurtra) që kombinon rekomandime që mund të ju pëlqejnë ty dhe miqve tu.
Për të krijuar një Blend me mikun apo një grup miqsh, shkoni te mesazhet (DM) dhe klikoni ikonën Blend”, ka njoftuar Mosser në Instagram.
Ai ka bërë me dije se për t’u bërë pjesë e një grupi të përbashkët duhet që secili prej miqve të pranojnë kërkesën.