Rregullatorët irlandezë kanë gjobitur Instagramin me 405 milionë euro për shkeljen e privatësisë së fëmijëve.
Ankesa drejtohej lidhur me të dhënat e fëmijëve – veçanërisht numrat e telefonit dhe email adresat.
Pronari i Instagramit, Meta thotë se planifikon të apelojë vendimin. Kjo është gjoba e tretë ndaj kompanisë prej rregullatorit.
“Ne miratuam vendimin tonë përfundimtar të premten e kaluar dhe është një gjobë prej 405 milionë euro”, tha Komisioni irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC)./UBTNews/