UBT News

Instagrami e zgjidh problemin, Ronaldos i kthehen ndjekësit

Platforma Instagram e ka zgjidhur problemin për shkak të së cilit miliona përdorues morën një njoftim se profilet e tyre janë pezulluar.

Përdoruesit filluan të raportojnë problemin të hënën, me miliona që raportuan se morën njoftim për pezullimin e llogarisë së tyre më 31 tetor. Problemi duket të jetë i kufizuar vetëm te përdoruesit e iPhone që kanë konfirmuar se aplikacioni Instagram ka qenë i paqëndrueshëm dhe ka rënë nga funksioni.

“Ne e kemi zgjidhur këtë problem që bëri që njerëzit nga pjesë të ndryshme të botës të kenë probleme me aksesin në profilet e tyre. Na vjen keq”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kjo kompani.

Profili i futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo ka “humbur” tre milionë ndjekës brenda një dite, por ky numër është rikthyer tashmë.

Edhe vetë profili zyrtar i Instagramit ka humbur më shumë se një milion ndjekës.

Exit mobile version