Instagram ka zbuluar dy vegla të reja për ‘livestream’ – një aftësi planifikimi që u mundëson përdoruesve të Instagramit të promovojnë transmetimet e tyre paraprakisht dhe një “mënyrë praktike” që synon të ndihmojë krijuesit të shmangin çdo fatkeqësi para se të dalin drejtpërdrejt.
Prandaj transmetimet e drejtpërdrejta në Instagram mund të caktohen madje 90 ditë më parë – një vegël që ka ekzistuar qe sa në YouTube, TikTok dhe Facebook.

Kjo vegël i lejon krijuesit të bashkohen me mysafirët para një ngjarje të planifikuar për të testuar lidhjet dhe ndriçimin e tyre./UBTNews