UBT News

Instagram ofron më shumë kontroll mbi përmbajtjet e ndjeshme

Qëllimi është t’u jepet mundësia përdoruesve që të zgjedhin sasinë e fotove dhe videove që konsiderohen të ndjeshme për t’u parë në burim dhe kështu të ofrohet më shumë kontroll mbi përdorimin e aplikacionit.

Opsioni do të bëhet i disponueshëm në javët e ardhshme.

Pas vënies së tij në funksion, filtri mund të rregullohet duke shkuar te cilësimet e aplikacionit, pastaj duke klikuar “Llogaria” dhe artikullin e ri të menusë “Kontrolli i përmbajtjes së ndjeshme”.

Zgjedhja e “Kufizo edhe më shumë” do të zvogëlojë më tej shikimin e postimeve të tilla.

Gjithashtu, do të jetë e mundur edhe çaktivizimi i plotë i filtrit duke kaluar nga “Kufizo” në “Lejo”, megjithatë përzgjedhja nuk do të jetë në dispozicion për përdoruesit nën moshën 18 vjeç.

Ndër llojet e përmbajtjes që Instagram i konsideron “të ndjeshme” janë përshkrimet e dhunës, postimet qartësisht seksuale ose sugjeruese.

Duke aktivizuar filtrin, Instagram mund të fshehë gjithashtu shfaqjen në “Exploro” të postimeve që promovojnë përdorimin e produkteve të caktuara, të tilla si duhani, cigaret elektronike dhe ilaçet.

Exit mobile version