UBT News

Instagram ndryshon algoritmin pas paragjykimeve të censurimit

Instagram po ndryshon mënyrën se si shfaq përmbajtjen në ‘feed’ pasi u akuzua për largimin e mesazheve pro-palestineze gjatë konfliktit të fundit në Gaza.

Aplikacioni kishte favorizuar përmbajtjen origjinale në “stories” mbi postimet ekzistuese, por tani do t’u japë atyre trajtim të barabartë, thanë zëdhënësit e Instagram.

Sistemi aktual kishte një “ndikim më të madh se sa pritej” në disa lloje postimesh. Por ky ishte më shumë një efekt i padëshiruar anësor sesa një përpjekje për të censuruar ndonjë pikëpamje të veçantë, tha Instagram.

Gjatë konfliktit të fundit në Gaza, platformat e mediave sociale u përdorën shumë për të përhapur mesazhe mbështetje në të dy palët. Shumë mesazhe pro-palestineze ishin midis atyre që u rishpërndanë gjerësisht – që do të thotë se ata do të kishin marrë më pak rëndësi sesa postimet origjinale në sistemin aktual.


Shqarimet e Instagram-it

Një zëdhënëse e kompanisë tha se logjika për t’i dhënë përparësi postimeve origjinale ishte se shumica e përdoruesve të Instagram kishin më shumë ‘story’ për të ndjekur sesa kohë për t’i kontrolluar ato – dhe kompania besonte se njerëzit ishin “më të interesuar për ‘story-t’ nga miqtë e tyre më të ngushtë”.

“Pra ka shkaktuar gjithashtu që njerëzit të besojnë se ne po largonim ‘story’ në lidhje me tema të veçanta ose pikëpamje. Ne duam të jemi vërtet të qartë – nuk është kështu,” tha ajo.

“Kjo vlen për çdo postim që ribotohet në ‘story’, pa marrë parasysh se për çfarë bëhet fjalë.”

Instagram ka parë një rritje të numrit të njerëzve që po shpërndajnë postimet në përgjithësi, tha platforma – dhe tani po pranon që postimet që “nuk arrijnë arritjen që njerëzit i presin” nuk është “një eksperiencë e mirë”.

Ajo gjithashtu tha se kompania e kishte parë këtë çështje për një periudhë të gjatë kohore dhe nuk ishte vetëm një reagim ndaj polemikave të fundit.

Ndryshimi pason disa javë në të cilat disa përdorues – dhe punonjës – vunë në dyshim se si Facebook trajtoi postimet në lidhje me konfliktin në Gaza në faqen e vet dhe në aplikacionet që zotëron siç është Instagram./UBTNews

Exit mobile version