UBT News

Insta360 ka një kamerë të re aksioni Go Ultra

Kompania kineze, Insta360 ka prezantuar shtesën e re premium për linjën e kamerave kompakte, kamerën aksion Insta360 GO Ultra. Ajo është shpallur si linjë e re produktesh në seri GO, jo si zëvendësim për modelin GO 3S.

Gjenerata e ardhshme përfaqëson një përparim të rëndësishëm në performancë, e fuqizuar nga një çip i ri AI me teknologji 5nm, që është një hap i madh përpara krahasuar me çipin 14nm të modelit GO 3S.

Po ashtu, përdor një sensor më të madh 1/1.28 inç, gati dyfish më i madh se ai në modelin 3S. Këto përmirësime lejojnë cilësi më të mirë me mbështetje për HDR, regjistrim 4K me 60 fps dhe dyfish më shumë frame për sekondë krahasuar me 3S.

Ultra ofron PureVideo, përmirësim që përdor algoritme të bazuara në inteligjencën artificiale për të reduktuar zhurmën dhe rritur ndriçimin gjatë regjistrimeve në kushte me dritë të ulët. Forma e modelit Ultra është e njëjtë me atë 3S; trupi kompakt i kamerës vendoset në Action Pod, i cili ofron jetëgjatësi shtesë baterie dhe një ekran prekje 2.5 inç për shikim live.

Modeli Ultra peshon 53 gramë, 14 gramë më shumë se modeli 3S, dhe ka një trup katror, ndryshe nga modeli 3S që duket si një pilulë.

Trupi më i madh do të thotë autonomi prej 70 minutash me bateri, që është rreth 80 për qind më shumë se 38 minutat e modelit 3S. Action Pod zgjeron këtë kohë në 200 minuta. Ultra gjithashtu ofron memorje të zëvendësueshme, e cila mund të zgjerohet deri në 2TB.

Ashtu si shumica e kamerave Insta360, një pjesë e madhe e dizajnit është fokusuar te regjistrimet aksion për aventurierët. Certifikata IPX8 e modelit GO Ultra do të thotë se është i papërshkueshëm nga uji deri në 10 metra thellësi. Sistemi i kapëseve magnetike e bën të lehtë vendosjen e kamerës GO Ultra në një copë veshjeje ose pajisje për të kapur aventurat në rezolucion 4K.

Kamera Insta360 GO Ultra është në dispozicion në të gjithë botën me një çmim prej 450 dollarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version