Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) kanë përfunduar aktivitetet e verifikimit në tre lokacione në Ukrainë me kërkesë të qeverisë ukrainase dhe nuk kanë gjetur asnjë tregues të aktiviteteve dhe materialeve bërthamore të padeklaruara, sipas një deklarate të drejtorit të përgjithshëm të IAEA-s, Rafael Grossi të enjten.
Ukraina e bëri kërkesën pasi Rusia bëri akuza për aktivitete në lidhje me prodhimin e mundshëm të “bombave të pista” në tre lokacione: Institutin për Kërkime Bërthamore në Kiev, Uzinën Lindore të Minierave dhe Përpunimit në Zhovti Vody dhe Shoqatëm e Prodhimit Pivdennyi Fabrika e Makinerisë në Dnipro, sipas IAEA-s.
“Gjatë ditëve të fundit, inspektorët ishin në gjendje të kryenin të gjitha aktivitetet që IAEA kishte planifikuar të kryente dhe iu dha akses i papenguar në vendndodhje. Bazuar në vlerësimin e rezultateve të disponueshme deri më tani dhe informacionin e dhënë nga Ukraina, agjencia nuk gjeti asnjë tregues të aktiviteteve dhe materialeve bërthamore të padeklaruara në lokacione”, thuhet në deklaratën e IAEA-s.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e quajti Kremlinin “gënjeshtarin më të madh në botë” pas njoftimit të IAEA-s./UBTNews/