UBT News

Inspektorët bërthamorë në Zaporizhzhia: S’do të ndalemi pavarësisht rrezikut

Pak para se të nisej për në uzinën e Zaporizhzhias, kryeinspektori bërthamor i OKB-së u tha gazetarëve se është në dijeni të “aktivitetit të shtuar ushtarak” në zonë, por ata gjithsesi po vazhdojnë vizitën.

Rreziqet më të mëdha, tha Rafael Grossi, do të vijnë kur karvani i automjeteve të blinduara do të kalojë fushat me kratere të “zonës gri” ku ushtria e asnjërës palë nuk ka kontroll.

Grossi, i cili drejton Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, po fliste ndërsa Ukraina akuzoi Rusinë për bombardimin e Energodarit, qytezën që është fqinj me centralin./UBTNews/

Exit mobile version