Delegacioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ka arritur në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias, konfirmoi kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës, Energoatom.
Ekipi u vonua për tri orë në një pikë kontrolli ukrainas pasi rruga e planifikuar iu nënshtrua granatimeve. Përkundër kësaj, ekipi tha se donte të vazhdonte rrugën.
Vizita është jashtëzakonisht e rëndësishme pasi është hera e parë që inspektorët kanë arritur të shohin fabrikën qëkur u kap nga Rusia. Por misioni mund të jetë “më i shkurtër sesa që ishte planifikuar”, tha një burim ukrainas./UBTNews/