UBT News

Inspektorati Policor arreston një polic, suspendon dy eprorë në Dragash

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Hetimeve, ka arrestuar një zyrtar policorë dhe ka suspenduar një toger, shef i hetimeve të Stacionit në Dragash dhe një rreshter shef i ndërrimit.

“IPK është informuar se në ambiente të Stacionit Policor Dragash, deri sa policia e kishte sjellë një të dyshuar në stacion, policia dhe i dyshuari ishin sulmuar nga disa persona. Së bashku me qytetarët që kanë sulmuar të dyshuarin me të cilin kanë pasur konflikt ka qenë edhe një zyrtar policor”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Sipas njoftimit, Inspektorati ka dalë në vendngjarje dhe ka intervistuar palët ku është njoftuar Prokurori Kujdestar dhe me urdhër të Prokurorit janë ndaluar katër të dyshuar një pjesëtar i PK-së me gradë zyrtare polic i ri dhe tre persona tjerë civilë.

“Lidhur me këtë rast, për menaxhim të dobët të rastit dhe dështim në ofrimin e sigurisë së të dyshuarit, me rekomandim të IPK-së janë suspenduar një Toger Policor-Shefi i Hetimeve të Stacionit dhe një Rreshter Policor-Shef i ndërrimit”, njofton IPK-ja.

Inspektorati dhe Prokuroria Themelore në Prizren në vazhdim do të ndërmarrim edhe veprime tjera hetimore.

Exit mobile version