Inspektorati i komunës së Prishtinës ka nisur sot një aksion të rëndësishëm për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet.
Në një njoftim për media, Inspektorati bën të ditur se kjo po bëhet me synim që të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat e fjetura që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban.
“Inspektorati i Prishtinës, nën udhëheqjen e Drejtorit Florian Dushi, ka nisur një aksion të rëndësishëm për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet. Ky aksion është pjesë e vizionit të Kryetarit Përparim Rama për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe banorët e Prishtinës. Me këtë iniciativë, synohet të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat e fjetura që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban”, thuhet në njoftim.