UBT News

​Inspektorati i Punës me metoda të reja inspektimi, nga muaji maj me iPad digjital

Inspektorati i Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke përgatitur inspektimin në teren me metoda të reja në formë digjitale.

Rastet e shumta të shkeljeve të rregullave të punës kanë shtuar nevojën për rritjen e numrit të inspektorëve, si dhe nevojën për inspektim më të shpejtë në kohë.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, ka treguar se ka nisur një projekt i ri për inspektim digjital. Ai thotë se nga muaji maj i vitit 2024, inspektorët mënyrën e inspektimit dhe shqiptimin e gjobave do ta bëjnë me iPad digjital në terren, gjë e cila do ta rritë cilësinë e inspektimeve.

“Procesi i digjitalizimit, krijimi i digjitalizimit ka filluar vitin e kaluar. Në këtë proces jemi mbështetur nga SIDA suedeze dhe projekti i Bashkimit Evropian ESAP 2. Partnerë ekzekutues në Kosovë. Partner implementues në këtë proces e kemi edhe organizatën ndërkombëtare të punës në Kosovë. Ne jemi në fazën e dytë apo në fazën e zhvillimit të sistemit informativ të digjitalizimit. Ky Sistem i Informativ i Digjitalizimit parashihet që të përfundojë në muajin maj dhe në muaj maj gjithashtu të funksionalizohet dhe të vihet në punë. Ky sistem i digjitalizimit parasheh inspektime digjitale nga terreni. Do të kalohet nga letra e fortë në iPad digjital. Ky sistem gjithashtu ngrit numrin e inspektimeve ngrit cilësinë e inspektimeve dhe gjithashtu shkurton kohën e inspektimit. Gjithsesi një sistem i tillë ka qenë patjetër i nevojshëm sepse ka benificionet e tij, siç i përmenda dhe një sistem të tillë nuk kanë as inspektoratet e punës në rajon”, tha Nikçi.

Nikçi shton se mënyra e inspektimit në formë digjitale është projekt i vetëm më të cilin do të pajiset Inspektorati i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndryshe nga inspektoratet e tjera në rajon.

Exit mobile version