Tetë furra të bukës në Pejë e Gjilan janë gjobitur nga Inspektorati Qendror i Tregut. Ministria e Tregtisë ka njoftuar se këto gjoba janë shqiptuar pasi tri bizneseve nuk u përputhej pesha e deklaruar e bukës dhe ndaj pesë të tjerave të cilat kishin peshoret e paverifikuara.
“Inspektorati Qendror i Tregut do të vazhdojë inspektimet në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe eleminimin e praktikave të padrejta tregtare”, thuhet tutje në njoftim.