Inspektorët e Rendit Komunal së bashku me Policinë e Kosovës kanë inspektuar sot transportin urban nëpër stacionet kryesore në kryeqytet.
Komuna e Prishtinës kërkon zbatim të masave, në të kundërtën gjobitet me 200 euro përgjegjësi për mungesë të distancës, kurse 500 euro për kompaninë.
“Zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve – në këtë rast i shoferëve të autobusëve/taksive, dhe i kompanive. Gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë. Drejtoria e Inspekcionit do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me Policine dhe inspektoratet e nivelit qendror, ashtu që të gjithë bashkë të jemi në krye të detyrës dhe të ndikojmë në përmirësimin e shëndetit publik.”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews