UBT News

INPO: Qeveria anuloi afër 300 aktivitete, 78 mbeten të parealizuara

Organizata INPO në raportin e monitorimit të aktiviteteve të prokurimit të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se nga 16 ministri dhe zyra e kryeministrit, në vitin 2024, 296 aktivitete janë të anuluara, prej tyre 218 të ritenderiuara kane përfunduar me kontrata, ndërsa 78 aktivitete kanë mbetur të pa realizuara.

Në publikimin e këtij raporti monitoruesi i INPO-s, Diellor Gashi ka theksuar se në këtë raport janë analizuar për secilën ministri nga dy aktivitete më të mëdha të prokurimit.

Hulumtuesi Arbër Kabashi bëri të ditur se Ministria e Infrastrukturës ka shënuar nivelin më të lartë të dështimeve të kontratave të anuluara me 60 për qind, MKRS me 51.5 për qind, MASHT me 50 për qind.

Në këtë raport ka edhe listë rekomanduese që mos të përsëriten në të ardhmen.

Exit mobile version