UBT News

Inovacion për qytetet e së ardhmes, Rektori Hajrizi prezanton UBT Smart City në EU Winter School

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në EU Winter School, program ky i organizuar nga EYCA Kosova, që ka si qëllim bashkimin e ekspertëve dhe profesionistëve të rinj për të diskutuar mbi çështje kyçe si inovacioni, tërheqja e investimeve dhe rritja ekonomike.

Programi synon të krijojë mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe ideve, duke u përqendruar në sfidat dhe mundësitë që ofron zhvillimi i qëndrueshëm dhe teknologjik i shoqërive moderne.

Në ditën e parë të ngjarjes, e cila u dedikua thellimit të njohurive mbi bazat teorike të tërheqjes së investimeve, Rektori Hajrizi mbajti një prezantim të veçantë mbi temën: “UBT Smart City – a Place based Small-scale Smart Sustain Entrepreneurial Innovation Ecosystem”.

Gjatë këtij prezantimi, Prof. Dr. Hajrizi ndau me audiencën përvojën e pasur të UBT-së në krijimin e një ekosistemi inovativ që nxit zhvillimin e sipërmarrjes së qëndrueshme dhe integrimin e teknologjisë në jetën urbane. Ai theksoi rëndësinë e krijimit të një mjedisi ku studentët dhe profesionistët mund të eksperimentojnë dhe zhvillojnë zgjidhje për qytetet e së ardhmes, duke përdorur teknologji të avancuara që përmirësojnë cilësinë e jetës urbane.

Një element kyç i këtij ekosistemi është krijimi i një mjedisi interaktiv dhe dinamik, ku individë të ndryshëm, nga studentë deri tek sipërmarrës dhe profesionistë, mund të bashkëpunojnë, të zhvillojnë dhe të testojnë inovacione teknologjike në kushte reale. Kjo mundësi u ofron atyre mjetet dhe hapësirën për të realizuar projekte që kanë potencialin të kontribuojnë në përmirësimin e jetës në qytetet moderne dhe të avancuara, duke u bërë një burim i vërtetë frymëzimi dhe veprimi për një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të mençur.

Prezantimi i Rektorit Hajrizi u bë një shembull konkret i angazhimit të UBT-së për të promovuar dhe ndihmuar zhvillimin e një smart city të qëndrueshëm, duke theksuar rolin e arsimit dhe teknologjisë në përgatitjen e brezave të ardhshëm për sfidat dhe mundësitë që do të sjellë e ardhmja./UBTNews/

Exit mobile version