UBT News

Iniciohet shkarkimi i anëtarit të KGJK-së, Driton Muharremit

Komisioni Parlamentar për Legjislacion ka iniciuar shkarkimin e Driton Muharremit, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që është dëgjuar në përgjimet e publikuar së fundmi.

Anëtari i këtij Komisioni, Adnan Rrustemi, deklaroi në një konferencë për media se Muharemi ka shkelur rëndë detyrën zyrtare dhe ka cenuar sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Ai do duhej të jepte dorëheqje vetë, por meqë s’kemi parë veprime të tilla nga z.Muharremi, sot kemi iniciuar procedurën e shkarkimit të tij. Konsiderojmë se z.Muharremi ka cenuar rëndë sistemin e drejtësisë. Një person me imazh të tillë s’mund të qëndrojë si anëtar i KGJK-së. Në mbrojtje të pavarësisë dhe paanësisë, duke u dërguar mesazh qytetarëve se sistemi i drejtësisë s’mund të cenohet nga veprime dhe persona të tillë, kemi marrë vendim për shkarkimin e tij”, ka thënë ai./koha

Exit mobile version