UBT News

Infrastruktura hekurudhore gjithnjë e më shumë në shënjestër të Rusisë

SALVYANSK, UKRAINE - APRIL 09: Civilians get on the train at Salvyansk station the closest functioning station to Kramatorsk for Lviv after the missile attack to Kramatorsk railway station in Salvyansk, Ukraine on April 09, 2022. (Photo by Andrea Carrubba/Anadolu Agency via Getty Images)

Stacionet dhe infrastruktura hekurudhore është në shënjestër të forcave ruse në Ukrainë. Linjat hekurudhore janë thelbësore si për furnizime të reja ashtu edhe për evakuimin e civilëve në vendet kufitare, si Polonia.

Mëngjesin e së hënës pesë stacione në Ukrainën qendrore dhe perëndimore u përballën me zjarr, përfshirë edhe një pranë qytetit Krasne, afër Lviv-it, dhe dy në rajonin Rivne, sipas një postimi në Telegram nga kreu i Administratës Ushtarake Rajonale Rivne, Vitalii Koval.

“Armiku nisi dy sulme me raketa në infrastrukturën hekurudhore. Nuk ka viktima”, deklaroi ai mes tjerash.

Muajin e kaluar, mbi 50 njerëz – shumica civilë – u vranë si pasojë e një sulmi me raketa në një stacion hekurudhor në qytetin lindor të Ukrainës, në Kramatorsk.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë dënuar incidentin./UBTNews/

Exit mobile version