Objektet energjetike në lindje dhe jug të Ukrainës janë dëmtuar pas sulmeve me raketa ruse të premten, tha ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko.
“Një tjetër valë granatimesh masive ruse të infrastrukturës energjetike. Granatimet po vazhdojnë”, ka shkruar ai në Telegram.
Në disa pjesë të vendit do të ketë ndërprerje emergjente të energjisë elektrike, shtoi ai.
Disa pjesë të Ukrainës nuk kishin energji elektrike të premten pas sulmeve ruse, përfshirë qytetet Kharkiv dhe Poltava.
Rusia ka kryer një seri sulmesh me raketa dhe dronë kundër Ukrainës që nga tetori, duke dëmtuar sistemin energjetik dhe infrastrukturën civile dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike gjatë dimrit të ftohtë./UBTNews/