UBT – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës të premten, organizon debat të rëndësishëm për sigurinë në komunikacion. Në një njoftim të shpallur, institucioni ftoi studentët dhe stafin të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, e cila do të zhvillohet në Kampusin e UBT-së, më 23 Maj 2024, në Biblotekën e Kampusit, në ora 10:20.
Debati është organizuar në kuadër të Javës së Sigurisë në Komunikacion dhe do të ofrojë një platformë të diskutimit për aspekte të ndryshme të sigurisë së komunikacionit. Pjesëmarrësit do të informohen dhe debatojnë për aspektet e infrastrukturës, aspektet ligjore, rregullat e policisë së Kosovës dhe shumë tema të tjera relevante.
Në këtë debat të rëndësishëm për sigurinë në komunikacion, do të ketë përfaqësues nga institucionet kyçe. Ndër ta, përfaqësues nga Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që në fokus kanë rolin dhe rëndësinë e infrastrukturës në sigurinë e komunikacionit. Ndër të tjera, do të adresohen sfidat dhe strategjitë për të forcuar infrastrukturën për sigurinë e komunikacionit.
Gjithashtu, në këtë debat, përfaqësues nga Policia e Kosovës do të ndajnë pikëpamjet dhe rekomandimet e tyre për sigurinë në komunikacion. Ata do të ofrojnë një perspektivë të rëndësishme në lidhje me masat e ndërmarra nga autoritetet për të garantuar sigurinë në kampus dhe përtej tij.
Në fund të debatit, do të shperndahen broshura informative në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, duke ofruar udhëzime dhe këshilla për sigurinë në komunikacion për të gjithë pjesëmarrësit./UBTNews/