UBT News

Influencuesja e njohur gjendet e pajetë në apartamentin e një 51-vjeçari

Ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare influencuesja braziliane Barbara Jankavski, e njohur në rrjete sociale si “Barbi Njerëzore”. Rrethanat e vdekjes së saj mbeten ende të paqarta.

Barbara u bë e famshme për ndërhyrjet e shumta kozmetike që i ndante hapur me ndjekësit e saj, duke u kthyer në një figurë kontroverse të transformimeve ekstreme fizike.

Sipas policisë së Sao Paulos, ajo u gjet e pajetë më 2 nëntor, në apartamentin e një burri 51-vjeçar, i cili deklaroi se e kishte kontaktuar për “shërbime seksuale”. Ai tregoi se pas konsumimit të drogës, Barbara ra në gjumë dhe nuk dha më shenja jete.

Ekipet e urgjencës e shpallën të vdekur në vendngjarje. Trupi kishte shenja abuzimi fizik, shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar.

Hetuesit po e trajtojnë rastin si “vdekje të dyshimtë”, pasi në trup janë vërejtur një plagë në syrin e majtëhe shenja në shpinë. Autoritetet kanë urdhëruar analizat autopsike dhe toksikologjike për të zbuluar nëse bëhet fjalë për mbidozë, aksident apo dhunë.

E njohur edhe si “Boneca Desumana” (“Kukulla Çnjerëzore”), Barbara kohët e fundit kishte kryer tjetër ndërhyrje kirurgjikale, të cilën e dokumentonte në rrjet si pjesë të identitetit të saj digjital. Postimi i saj i fundit daton më 1 tetor.

Lajmi për vdekjen e saj ka tronditur ndjekësit dhe komunitetin online, ku fansat kanë shpërndarë mesazhe ngushëllimi dhe lamtumire.

Ngjarja rihapi debatin publik në Brazil për rreziqet e kirurgjive estetike e presionet e bukurisë së imponuara nga rrjetet. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version