UBT News

Influencerja kineze gjobitet për evazion fiskal

Një influencere kineze është gjobitur me 210 milionë dollarë për evazion fiskal.

Huang Wei, e njohur si Viya, është një personalitet i njohur në internet. Ajo ka dhjetëra miliona ndjekës. Përmes platformës së saj ajo ka shitur produkte të ndryshme.

Autoritetet në Hangzhou e akuzojnë atë për fshehje të të ardhurave të saj personale si dhe shkelje të tjera financiare midis viteve 2019 dhe 2020.

Në një postim në Weibo, ajo tha se ishte “thellësisht e mërzitur”. 36-vjeçarja është bërë një personazh i famshëm në internet në Kinë./UBTNews

Exit mobile version