UBT News

Influenceri meksikan vritet gjatë transmetimit live

Influenceri meksikan Cesar Gastelum, i ndjekur nga rreth 600 mijë persona në TikTok, është vrarë me armë zjarri teksa po transmetonte drejtpërdrejt pranë një restoranti në qytetin Culiacan, në veriperëndim të Meksikës.

Sipas mediave lokale, Gastelum ndodhej jashtë një lokali së bashku me disa miq, kur dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motoçikletë, iu afruan grupit. Në pamjet e transmetimit live shihet momenti kur njëri prej tyre nxjerr armën dhe qëllon disa herë ndaj influencerit nga një distancë shumë e afërt.

Gastelum humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa autorët u larguan menjëherë pas sulmit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e tyre./A.K/

Exit mobile version