UBT News

Inflacioni në Turqi ngadalësohet për herë të parë që nga viti 2021

Inflacioni në Turqi u ngadalësua në nëntor për herë të parë që nga maji i vitit 2021, sipas të dhënave zyrtare që u publikuan të hënën, duke i dhënë një shtysë presidentit Recep Tayyip Erdogan para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Norma u ngadalësua në 84.39 për qind, sipas agjencisë shtetërore të statistikave TUIK, nga 85.51 për qind sa ishte në muajin tetor.

Inflacioni në Turqi është rritur në mënyrë të qëndrueshme qëkur arriti nivelin më të ulët prej 16.6 përqind në maj të vitit 2021./UBTNews/

Exit mobile version