Norma e inflacionit në Gjermani nuk tregoi shenja të uljes në fillim të vitit, pasi presionet e çmimeve të energjisë dhe ushqimit janë ende të larta për shkak të luftës në Ukrainë.
Çmimet e konsumit në Gjermani, nëse krahasohen me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, u rritën me 9.2% në vit në janar, sipas të dhënave nga zyra federale e statistikave që u publikuan të mërkurën. Krahasuar me muajin dhjetor, çmimet u rritën me 0.5%.
“Pas një ngadalësimi në fund të vitit të kaluar, norma e inflacionit mbetet ende në një nivel të lartë”, tha Ruth Brand, presidente e zyrës gjermane të statistikave.
Kryeekonomisti i Commerzbank, Joerg Kraemer tha se pas rishikimit metodologjik të shportës së inflacionit, “nuk ka pasur një tendencë të qartë rënëse të inflacionit që nga vjeshta”.
“Banka Qendrore Evropiane duhet të vazhdojë të rrisë me vendosmëri normat e saj bazë të interesit”, tha ai.
Sipas Brand, familjet paguan çmime më të larta veçanërisht për energjinë dhe ushqimin gjatë muajit janar./UBTNews/