UBT News

Inflacioni në Francë gjatë tetorit më i larti që nga viti 1985

Çmimet e konsumit francez u rritën me ritmin e tyre më të shpejtë që nga viti 1985 gjatë muajit tetor, treguan të dhënat zyrtare të premten. Inflacioni u nxit nga rritja e çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe mallrave të prodhuara.

Rritja e çmimeve nga viti në vit arriti në 6.2 për qind këtë muaj, tha autoriteti i statistikave Insee bazuar në të dhënat paraprake, një rritje e re e inflacionit pasi u ngadalësua në muajt gusht dhe shtator.

Veçanërisht ushqimet u rritën më shtrenjtë, me pothuajse 12 për qind. Kjo është goditje për familjet më pak të pasura që shpenzojnë një pjesë më të madhe të buxhetit të tyre mujor në supermarkete./UBTNews/

Exit mobile version