Inflacioni në Eurozonë ka rënë sërish gjatë muajit janar në 8.5%. Rënia shënon muajin e tretë radhazi të prirjes rënëse qëkur inflacioni arriti kulmin në 10.7% gjatë muajit tetor.
Gjatë muajit dhjetor, inflacioni ka qenë 9.2%. Megjithatë analistët paralajmërojnë se shifrat mund të jenë lehtësim për konsumatorët pasi çmimet për mallrat janë ende të larta.
Edhe pse ndryshimi i çmimeve të ushqimit dhe karburantit, që erdhi si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, është ulur në shkallë më të madhe, ka pasur pak efekt deri më tani në faturat e energjisë dhe ushqimeve.
Çmimi i ushqimit u rrit për 14.1%, ndërsa çmimi i energjisë 17.2% vit pas viti.
Evropa ka arritur të shmangë një krizë edhe më të keqe energjetike që kërcënoi të përfshijë kontinentin pranverën e kaluar për shkak të mbështetjes në gazin rus. Kjo është pjesërisht për shkak të një fushate të suksesshme për të siguruar partnerë të rinj të energjisë, si dhe një dimri të butë që reduktoi nevojën për ngrohje./UBTNews/