Inflacioni në Eurozonë pritet të ketë arritur një nivel të ri rekord prej 10.7% në tetor.
Rritja u nxit nga çmimet e energjisë, të cilat Eurostat vlerëson se ishin 41.9% më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Çmimet për ushqim, alkool dhe duhan ndërkohë besohet se janë rritur me 13.1% nga viti në vit. Në muajin shtator inflacioni ishte 9.9%.
Vendet baltike mbeten vendet më të prekura nga inflacioni vjetor që mbetet mbi nivelin 20%. Estonia është më e goditura nga inflacioni, diku 22.4%.
Franca ruajti pozicionin e saj si vendi më pak i ndikuar, megjithëse inflacioni vjetor për muajin tetor është 7.1%. Italia, norma vjetore e së cilës parashikohet në 12.8%, ndërkohë ka shënuar rritjen më të lartë nga muaji në muaj me një kërcim prej 4%./UBTNews/