Inflacioni në Eurozonë arriti në 10% gjatë muajit shtator, më i larti ndonjëherë në historinë e monedhës së përbashkët evropiane, sipas vlerësimit më të fundit nga Eurostat, agjencia e statistikave të BE-së.
Në muajin gusht inflacioni ishte 9.1%. Ndërsa një vit më parë, inflacioni ishte 3.2%.
Rritja e çmimeve të energjisë kontribuesi kryesor
Niveli i lartë i inflacionit vjen në periudhën kur rajoni po përjeton rritje të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror, dhe gjithashtu vjen mes parashikimeve për një recesion të afërt.
Çmimet e energjisë janë rritur 40.8% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa kostoja e ushqimit, alkoolit dhe duhanit u rrit me 11.8% në shtator, krahasuar me 10.6% sa ishte në muajin gusht./UBTNews/