Inflacioni i lartë i shoqëruar edhe nga pandemia COVID-19 i shtyu afërsisht 68 milionë njerëz në Azi në varfëri ekstreme vitin e kaluar, sipas një raporti të publikuar nga Banka Aziatike për Zhvillim.
Rreth 155.2 milionë banorë në Azi, që është 3.9% e popullsisë së rajonit, jetojnë në varfëri ekstreme që nga viti i kaluar. Kjo shifër është 67.8 milionë herë më e lartë sesa që ka qenë para krizës së pandemisë dhe kostos së jetesës, thuhet në raportin e Bankës.
Varfëria ekstreme, bazuar në çmimet e vitit 2017 të përshtatura për inflacionin, përkufizohet si të jetuarit me më pak se 2,15 dollarë (1,98 euro) në ditë. Si pandemia ashtu edhe tensionet gjeopolitike në rritje kanë ndërprerë linjat e furnizimit gjatë viteve të fundit duke çuar në inflacion më të lartë në të gjithë botën.
Në vitin 2021, ADB vlerësoi se pandemia ka shtyrë 80 milionë njerëz të tjerë në varfëri ekstreme për dallim nga viti paraprak, krahasuar me parashikimet para pandemisë./UBTNews/