UBT News

Infermierët protestojnë më 1 mars para Qeverisë, thonë se u diskriminuan në Ligjin e Pagave

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka organizuar protestë më 1 mars para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Sipas kësaj sindikate, protesta është organizuar për të kundërshtuar rangimin sa i përket koeficientëve në Ligjin e Pagave.

Protesta do të organizohet bashkë me Odën e Infermierëve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqatën e Instrumentareve të Kosovës dhe Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës.

Exit mobile version